Shkurt dhe pa rrotulla, Tea dhe Andi pranojnë se mund të dashurohen në njëri tjetrin

Shkurt dhe pa rrotulla, Tea dhe Andi pranojnë se mund të dashurohen në njëri tjetrin

Dy konkurrentët e “Perputhen”, Andi Shehu dhe Tea Trifoni janë nga më të diskutuarit brenda formatit, e shumë ndjekës të emisionit bëjnë tifo që ata të përfundojnë bashkë.

Mirëpo gjatë muajve sa ka vijuar emisioni, ata ishin në disa takime duke shfaqur një simpati të madhe për njëri tjetrin, dhe u shkëputën kur vendosën të takojnë edhe njerëz të tjerë.

Së fundmi në të gjithë nga “Perputhen”, ndryshuan adresë për një natë që të bëhen bashkë në studion e “Shiko Kush Luan”, njofton Insajderi.

Disa nga konkurretët, përfshirë Andin dhe Tean u bënë pjesë e lojës me shishe, ku o duheshin të përgjigjeshin ose të pranonin një dënim.

Ata nuk mohuan se pëlqehen, madje edhe se mund të dashuroheshin.

Pyetjes së Melisës, “Nëse do mund të dashurohej me Andin”, Tea iu përgjigj me “Po”.

Po të njëjtës pyetjë, se nëse Andi do mund të dashurohej me Tean, ai iu përgjigj njëjtë si kjo e fundit.

Ndoshta ishte efekti i lojës, atmosferës e veshjeve të bukura që kishin atë natë, por të gjithë fansat shpresojnë që së shpejti do mund të ndjekin edhe emocione të bukura të dashurisë. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan)