Këtë 28 nëntor, Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë të një djali që i lanë emrin Gueril.
Lajmin për lindjen e tij e kishte dhënë vetë reperi atë ditë që ai kishte ardhur në këtë jetë.
Ndonëse vendimi i tij është të mos publikojë akoma portretin e të birit, ai gjithsesi publikoi një fotografi shumë të ëmbël, duke u dhënë një puthje foshnjës që mban në duar.
“Guerili i babit”, shkruan ai si një baba shumë krenar.
View this post on Instagram
Në një postim të mëhershëm në llogarinë e tij në Instagram, ai uron që i biri i tij të rritet me babin gjithnjë afër, fat të cilin reperi nuk e pati. /Insajderi.com
View this post on Instagram