Organizuesit e Dakar Fashion Show vendosën që për shkak të pandemisë dhe rregullave strikte për parandalimin e saj, të tregoheshin kreativ lidhur me javën e modës dhe sfilatës pasuese.
Modelet shihen të parakalojnë përmes një piste të improvizuar, me një prapavijë natyrale magjepsëse sikur të ishte krijuar enkas për spektaklin.
“Covid na detyroi të bëhemi kreativ, më duhej ose të gjeja zgjidhje, ose të anulonim spektaklin dhe ky vend është hapësirë më se e mjaftueshme për një ngjarje të tillë”, thotë Sabrina Diouf, dizajnere e modës.
“Është një ngjarje që promovon kulturën afrikane dhe kjo është një mënyrë autentike për të promovuar të gjitha gjërat që e karakterizojnë Afrikën”./Insajderi.com
BBC News