Në profesionin e tij, ai mund të jetë një aktor si asnjë tjetër, por ku vjen puna tek prindërimi, ai është si të gjithë prindërit e tjerë të botës.
Gjatë një interviste me “The Guardian”, ai reflektoi për mënyrën se si u rrit dhe se si dëshiron që dy fëmijët e tij të rriten. Akori ka binjakë të moshës tre vjeçare, Ella dhe Alexander, njofton Insajderi.
Duke i parë të dy që mësojnë të drejtojnë bicikletën, ai tha, “Ata mësuan që t’i japin shumë shpejt. Dhe ende nuk ka mësuar si të përdorin frerët”.
Ai më pas pohon se fëmijët e tij duhet të rriten duke mësuar nga gabimet e tyre.
“Shikojeni në këtë mënyrë”, thotë Clooney. “Ideja që ata të rrëzohen nuk më pëlqen. Përpiqem t’u jap hapësirë mjaftueshëm, që të bëjnë gabimet e tyre”.
Pandemia gjithashtu ka qenë sfiduese për të dhe bashkëshorten tij, Amal Clooney, për faktin se djali i tyre, Alexander vuan nga astma. /Insajderi.com