Kanye West dhe Kim Kardashian kanë gjetur një mënyrë që të mos divorcohen

Kanye West dhe Kim Kardashian kanë gjetur një mënyrë që të mos divorcohen

Raportohet se Kim Kardashian dhe Kanye West kanë probleme në jetën si çift po ende nuk kanë planifikuar një divorc, njofton Insajderi.

Ndonëse po jetojnë jetë të ndara nga njëri tjetri, ata nuk kanë llogaritur si opsion divorcin, vetëm për arsyen se janë të kënaqur me mënyrën se si gjërat po shkojnë momentalisht.

“Kim dhe Kanye kanë probleme në çift, në fakt për disa kohë tani”, tha një burim ekskluzivisht për Hollywood Life. “Nuk duket se ajo do të nisë procesin e divorcit, të paktën për tani. Po jetojnë jetë të ndara që sa kohë”.

Çifti kanë katër fëmijë, dhe shumicën e kohës qëndrojnë me Kim-in në Los Angeles. Shpesh vizitojnë edhe babin e tyre në fermën në Ëyoming, ku reperi kalon shumicën e kohës duke bërë muzikë.

“Ajo është në LA shumicën e kohës dhe ai po rri në Wyoming me një ekip rreth tij”, vazhdon të thotë burimi. “Qëndron atje sa mundet sepse i pëlqen shumë. Të dy janë të lumtur me këtë, çfarëdo të jetë, edhe fëmijët gjithashtu”.

“Kanye gjithnjë do të adhurojë Kim-in. Ai e do shumë atë”, tha një burim i dytë për revistën.

“Ai nuk duket i merakosur se do ta humbasë atë. Kim po ashtu nuk planifikon ta braktisë bashkëshortin”.

Çifti i martuar kanë nxitur thashetheme për divorc edhe në të kaluarën. Megjithatë edhe pse ata jetojnë në lokacione të ndryshme, burimi për revistën insiston që dashuria për njëri tjetrin është ende e fortë dhe të dy janë në dakordim për situatën e tyre të tanishme. /Insajderi.com