Flet këpucari kuksian që ka krijuar çizmet e Rita Orës për 28 nëntor

Flet këpucari kuksian që ka krijuar çizmet e Rita Orës për 28 nëntor

Këtë 28 nëntor, Rita Ora uroi Ditën e Flamurit duke reklamuar një palë çizme që ishin më se të denja për rastin.

Çizmet që shkonin përmbi  zogun e këmbës ishin të punuar me lëkurë të kuqe, take të trashë dhe të stilizuara me simbolin e shqiponjës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Pak e dinin se ato çizme ishin dizajnuar dhe krijuar nga këpucari kuksian, Iliaz Iliazi, njofton Insajderi.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ai foli me shumë rreth dizajnimit të këpucëve dhe se si Rita Ora përfundoi duke i veshur ato.

Mjeshtri i këpucëve nga Kukësi kishte udhëtuar drejt Anglisë në vitin 1998 , po vetëm në vitin 2004 ai kishte nisur biznesin e tij. Pas hapjes së biznesit të tij ai kishte bashkëpunuar edhe dizajneren franceze me qendër në Londër, Natasha Marro-n.

Si fillim, për konkretizimin e dizajnit të tij, ai kishte kërkuar ndihmë në disa kontakte që kishte në Angli, sepse për detajin e shqiponjës kërkohej një thikë e veçantë për ta krijuar, por të gjithë kishin refuzuar të merrnin punën përsipër.

Më pas kishte udhëtuar në Milano ishte takuar me një spanjoll i cili kishte pranuar të punonte këpucët. Por me të parë dizajnin dhe detajet që kërkonin mjeshtëri të madhe, ai i kishte thënë, “Oh Zoti im! Jo, nuk mund ta bëj”.

Kur kuptoi se nuk kishte rrugë tjetër, Iliazi vendoste ta punonte dizajnin e tij të gjithin me dorë.

Sa i përket vlerës së këtyre këpucëve të punuara të gjitha me dorë, Iliazi thotë, “Nuk mund ta them vlerën. Është shumë. Shumë”.

Në vitin 2017, mjeshtri i këpucëve ishte takuar me prindërit e Rita Orës, dhe aty i kishte lindur ideja që të krijonte një palë këpucë për të.

“Kërkesa ishte e imja dhe në 2017 pashë babin dhe mamanë e Ritës dhe më lindi ideja që t’i bëj një palë, kontaktova me të ëmën e saj dhe ja mora numrin e këmbës së Ritës dhe është numër 39”, u shpreh ai.

Këpucët që Ora veshi këtë nëntor, ishin krijuar në vitin e kaluar por përgjatë një viti ajo nuk mund t’i merrte ato. Me 26 nëntor të vitit të kaluar një tërmet i madh goditi Shqipërinë, e më pas këngëtarja vizitoi vendin, e jo shumë pas ngjarjes fatkeqe, botën do ta kaplonte pandemia e Coronavirus-it.

“Unë ja kam bërë vjet, por iku në Shqipëri për tërmetin dhe pastaj vazhdoi COVID dhe u realizua këtë vit”, thotë ai.

Këpucët së fundmi i ishin dërguar babait të saj dhe më në fund Rita Ora mundi t’i veshë. Edhe motra e saj, Elena ka një palë këpucë të tilla, pasi i pa ato të këngëtares. /Insajderi.com