Postimi i parë i Sara Hoxhës në Instagram pas lindjes së Poem Blu

Postimi i parë i Sara Hoxhës në Instagram pas lindjes së Poem Blu

Gjatë ditës, Ledri zbuloi për të gjithë ndjekësit emrin dhe portretin e vajzës së tij.

Vogëlushja ka emrin Poem Blu Vula, emër ky që ka dy ditë që po qarkullon në media sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Poem Blu erdhi në jetë më 14 dhjetor, e lajmin e dha vetë babai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Pas dy ditësh edhe mami hyri në Instagram për të ndarë dy fotografi. Fotografi e parë paraqet këmbën e vockël të Poem Blus dhe e dyta shihet çifti teksa po presin me padurim të voglën e tyre.

“Ne kaluam nëpër sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshëm që dikush mund të ketë në jetë”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Kujtojmë se vogëlushja erdhi në jetë në Gjermani, ku prindërit e rinj kanë disa javë që po qëndrojnë. /Insajderi.com