“Johnny” kudo që të jesh, Tayna të kërkon falje

“Johnny” kudo që të jesh, Tayna të kërkon falje

“Johnny” mund të jetë i vërtetë ose farë mirë fiktiv, por ky është titulli i këngës së re të Taynas, njofton Insajderi.

Kënga u lansua gjatë ditës së sotme, e shoqëruar edhe me videoklip, e cila erdhi si surprizë për publikun që në fakt, ishin të fokusuar në bashkëpunimin me Florin.

Më poshtë mund të klikoni videon për këngën dhe videoklipin e ri nga reperja.

Gjashtë ditë më parë, u konfirmua se Flori pas një viti pauzë nga muzika po rikthehej me një bashkëpunim me Taynan. Meqenëse ai dhe djemtë e tjerë të “Three Dots” kishin deklaruar se për vitin 2020 nuk do të publikonin këngë të reja, dhënë situata momentale në gjithë botë, pritet që ky bashkëpunim të publikohet vitin e ardhshëm.

Ishte ky një kombinim artistësh që fansat nuk e pritën, por që erdhi si një lajm shumë i këndshëm. Bashkëpunimin e ka konfirmuar edhe menaxheri i reperes, Rinor Hykolli në rrjetet e tij sociale.

Në anën tjetër, nisur nga suksesi i bashkëpunimin të parë me Mozzik për këngën “Edhe ti”, dyshja artistike kanë punuar sërish bashkë.

Kënga e re ka rrjedhur në internet jo zyrtarisht shumë kohë para se të kishte një datë të saktë lansimi.

Nuk dihen shumë detaje për këngën, duke u nisur nga titulli e deri se si kjo arriti të publikohej në internet. /Insajderi.com