Renee  Zellëeger thotë se ka përvetësuar karakteristikat më të këqija të Bridget Jones

Renee  Zellëeger thotë se ka përvetësuar karakteristikat më të këqija të Bridget Jones

Kanë kaluar gati 20 vjet që kur personazhi imagjinar i Helen Fielding u portretizua për herë të parë në film nga aktorja 51 vjeçare e Hollivudit.

Renee tani ka thënë se jeta e saj ka ndjekur një model të ngjashëm me atë të Bridget me të metat dhe situatat më të këqija të personazhit që janë luajtur në jetën reale për Renee.

Duke folur në një shfaqje të re televizive, Renee ka thënë se ndihet me fat që ka portretizuar Bridget në ekran, por paksa e shqetësuar për ngjashmëritë e saj me jetën e personazhit.

Renee ka pësuar prishje tronditëse të lidhjeve të saj, duke përfshirë një martesë që zgjati vetëm pesë muaj kur ajo u lidh me këngëtarin Kenny Chesney në 2005./Insajderi.com

Mirror