Eminem ka lansuar një album surprizë, por kjo nuk ishte supriza e tij e vetme, njofton Insajderi.
Krahas 16 këngëve të albumit të tij, njëra nga ato ka titullin “Zeus”, në të cilën reperi i kërkon falje këngëtares, për një tekst të para 1o vjetëve, në një këngë që rrodhi në internet vitin e kaluar.
Kënga e lansuara jo zyrtarisht, paraqiste reperin i cili i dilte krah Chris Brown pas sulmit fizik ndaj Rihannas në vitin 2009. Brown kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj këngëtares.
“Por unë, për sa kohë që ri premtoj se do të jem i sinqertë / kërkoj falje përzemërsisht Rihanna”, është teksti i këngës së re.
“Për atë këngën që rrodhi, më fal Ri / Nuk ishte për të të lënduar/ Pa marrë parasysh, ishte gabim nga ana ime”.
Deri më tani, Rihanna nuk ka reaguar në lidhje me këngën e re të reperit. /Insajderi.com