Tre ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bekuan me fëmijën e tyre të parë që i lanë emrin Poem Blu, njofton Insajderi.
Lajmin për ardhjen në jetë e konfirmoi Ledri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, dhe të dy prindërit më vonë zbuluan emrin dhe portretin e vogëlushes që u ka ndryshuar jetën.
Poem Blu lindi në Gjermani, e si rrjedhojë shumë nga miqtë dhe familjarët e çiftit ende nuk kanë pasur mundësinë ta takojnë dhe të mbajnë në duar vogëlushen.
Një video telefonatë është ajo që i ka bashkuar çiftin me miqtë e tyre, përfshirë këtu edhe Dhurata Dorën, e cila u kujdes që t’i këndonte të voglës.
Sara ndau një shkrepje të bisedës ku shkruan, “Poem Blu fle më mirë kur Dhurata Dora këndon për të”. Në foton që ka ndarë vogëlushja po dremitte. /Insajderi.com