Në media sociale është përfolur për një lidhje të Shpat Kasapit me një emër aspak të njohur për industrinë e showbizit.
Tani me anë të një fotografie që publikoi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari na prezantoi me gruan që i ka vjedhur zemrën. Ai i bëri edhe një premtim shumë publik, njofton Insajderi.
“Premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes dhe ta ruaj me dashuri”, shkruan këngëtari krahas fotografisë që publikoi.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kasapi i ulur në një piano shkruante, “Një këngë për ty dashuri”, duke etiketuar edhe Selvije Jaon.
View this post on Instagram
I ftuar së fundmi në “Shiko kush luan”’ më Luana Vjollcën, ai konfirmoi se ishte në një lidhje, madje konfirmoi se çifti po mendojnë edhe për martesën, duke mos ndarë detaje më tej. /Insajderi.com