Kënga e grupit kosovar është e preferuara e familjes Vjollca

Kënga e grupit kosovar është e preferuara e familjes Vjollca

Puntatata e fundit në “Shiko Kush Luan”, me Luana Vjollcën iu dedikua tërësisht biondeve, e në mënyrë qe moderatorja të mos merrte vëmendjen nga të ftuarat, u shndërrua në brune për mbrëmjen e spektaklit, njofton Insajderi.

Në një shfaqje enkas për biondet nuk ka se si të mungoj kënga “Moj biondinë me sytë e zi”, nga grupi TNT, që ishin në studio për të interpretuar këngën.

Pasi djemtë e grupit performuan këngën në fjalë, Luana më pas zbuloi një detaj shumë interesant për familjen e saj.

“Siç e kam thënë dhe kur kemi bërë bashkëpunimin, kjo është kënga e të gjithë familjes Vjollca”, tha Luana. “Jemi rritur të gjitha me këtë këngë!”

Para një viti, Luana Vjollca dhe grupi TNT, ri sollën këngën shumë të dashur nga publiku shqiptar e cila u realizua edhe me videoklip. Teksa mund të mendojmë se Luana adhuron këngën se është vetë biondinë, del të jetë edhe kënga e preferuar e grave Vjollca gjatë festave e mbrëmjeve bashkë. /Insajderi.com