Autori, muzicienti dhe aktori shqiptar, Çun Lajçi publikoi një mesazh shumë prekës në profilin e tij në Facebook.
Gjatë një kontrolle rutinore, mjeku e njoftoi se ai ka humbur plotësisht dëgjimin në njërin vesh, teksa me tjetrin dëgjon vetëm 30 për qind, njofton Insajderi.
Mjeku nuk arriti t’i tregonte arsyen e humbjes së dëgjimit, por artisti ka vetëm një peng – nuk do të mund të dëgjojë më tingullin e bukur të lahutës.
“E trisht. Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh dhe Fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin. Tjetri edhe 30% funkcionon! Pse? S’e diti as doktori!”, shkruan ai.
“Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!”
Njerëzve që e njohin, u kërkon të mos u mbetet hatri nëse thirrin emrin e tij, e ky nuk kthen kokën.
“Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë. Mos u hatroni s’e kam nga mendjemadhësia”, përfundon shkrimin Çun Lajçi. /Insajderi.com