Madonna është krenare për shenjat e saj dhe nuk ka frikë t’i tregojë ato.
Duke postuar në Instagram të dielën, legjenda e pop-it pozonte për dy selfie, ku të dyja shfaqnin një shenjë plage dhe shenjat e kupave në këmbët e saj.
Këngëtarja 62-vjeçare mbishkroi postimet me hashtags, “shërim” dhe “shenjë e bukur”.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna poston për plagët e saj në rrjetet sociale.
Në nëntor, Madonna postoi një foto në Instagram që zbulonte një fashë në kofshën e saj. Ajo shkroi për postimin: “Madame X është një e mbijetuar # mrekulli # ./Insajderi.com
PageSix