Sara Hoxha dhe Ledri Vula në fotografinë e tyre të parë si prindër

Sara Hoxha dhe Ledri Vula në fotografinë e tyre të parë si prindër

Periudha më e bukur e vitit është bërë edhe më e bukur për Sarën dhe Ledrin pas ardhjes së vajzës së tyre në jetë, njofton Insajderi.

Para gjashtë ditësh, çifti u bënë prindër për herë të parë dhe vajzës i lanë emrin Poem Blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Ishte Sara ajo që publikoi fotografinë e familjes së vogël, pasi gjatë ditës kishte postuar një fotografi kur ishte ende shtatzënë.

Në postimin e saj ajo shkruante, “Nuk jam shtatzënë më, por nuk kam ende fotografi të paslindjes, kështu që po postoj një të vjetër”.

Ledri, në anën tjetër është gati të rikthehet me një këngë të re. Para pak ditësh paralajmëroi projektin e ri me anë të një postimi në Instagram.

Së fundmi ai na zbuloi se kënga e re që ka titullin “Sot, Sot, Sot” do të publikohet të premten në ora 20:00. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)