Një tjetër këngë e Taynas rrjedhë në internet

Një tjetër këngë e Taynas rrjedhë në internet

Para pak kohësh, një bashkëpunim mes Taynas dhe Mozzik rrodhi në internet. Kjo erdhi pas thashethemeve që ata të dy po vijnë sërish me një këngë të re pas hitit “Edhe ti”, njofton Insajderi.

Të dy artistët nuk kanë konfirmuar se një bashkëpunim i ri po vjen dhe as nuk reaguan pas publikimit jo zyrtar të këngës.

Klikoni KËTU për të dëgjuar këngën mes Taynas dhe Mozzik.

Tani një tjetër këngë e Taynas rrodhi në internet, dhe është sërish një bashkëpunim. Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së re të Taynës, e cila nuk është publikuar nga vetë ajo.

Nuk ka informacione se kush ose si doli nga studio ky regjistrim, por sipas atyre që e kanë publikuar kënga mban titullin “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me L’Alegrino.

Klikoni KËTU për bashkëpunimin mes Taynas dhe L’Alegrino.

Të dy këngët mund të jenë lehtësisht vetëm demo që ndoshta nuk do të shohin dritën e një lansimi zyrtar, por fansat po i pelqejnë gjithsesi.

Kujtojmë se Tayna së fundmi ka lansuar edhe videoklipin i ri që ndoshta do jetë edhe i fundit për këtë vit. Kënga titullohet “Johnny” dhe mund ta dëgjoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com