Familja mbretërore shqiptare urojnë Krishtlindjen duke zbuluar portretin e princeshës foshnje

Familja mbretërore shqiptare urojnë Krishtlindjen duke zbuluar portretin e princeshës foshnje

Dy muaj më parë, çifti mbretëror u bënë prindër të një vajze të vogël, njofton Insajderi.

Elia Zaharia dhe princ Leka u bënë prindër për herë të parë, dhe vendosën të trashëgojnë emrin e mbretëreshës së ndjerë, dhe princesha e vogël quhet Geraldina.

Një rastësi, e bëri këtë emrin akoma më të veçantë për familjen dhe vogëlushen.

Me datë 22 tetor – kur princesha erdhi në jetë – 18 vjet më parë Mbretëresha Geraldine e Shqipërisë, gjyshja e princit ishte ndarë nga jeta.

Sot, me një postim në llogarinë zyrtare të Elia Zaharias në Instagram, ata uruan festën e Krishtlindjes, duke zbuluar për herë të parë edhe portretin e princeshës dy muajshe.

Në një sfond të dekoruar për festat, çifti mbretëror pozojnë të buzëqeshur, me Zaharian që mban vogëlushen e veshur me fustan të kuq në duar.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçka këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia Zahari. përkrah fotove. /Insajderi.com