Përderisa fotografitë tonë të fëmijërisë dikur mbaheshin në albume, qofshin prindërit tanë të famshëm ose jo, zhvillimi i mediave sociale ka shtyrë që sot shumë prindër të hapin llogari për të vegjlit e tyre, njofton Insajderi.
E fundit nga bebet e famshme që u pajis me një llogari në Instagram, është vogëlushja e Ledrit dhe Sarës, Poem Blu Vula.
Vogëlushja erdhi në jetë para një jave dhe që atëherë prindërit të cilët momentalisht ndodhen në Gjermani, nuk kanë kursyer fotografitë e ëmbla të bebit në rrjete sociale.
Gjatë ditës, reperi ndau një fotografi me Poem ku shihet të ketë dalë në një shëtitje. Ajo që u vërejt, ishte etiketimi i emrit të vogëlushes që na con në llogarinë e saj në Instagram.
View this post on Instagram
Momentalisht, llogaria është private dhe ka vetëm 653 ndjekës dhe ndjekë dy persona që supozojmë se janë mami me babin.
Kujtojmë që së fundmi edhe Gold AG hapi një llogari në Instagram për të birin edhe tij, Guerilin. Llogaria ka mbi 5 mijë ndjekës dhe ndjekë vetëm babi Arianin dhe mami Ermirën.
Ndërsa llogaria më e ndjekur e fëmijëve të të famshmëve, është ajo e Hanës, vajza dy vjeçare e Loredanës dhe Mozzik.
Llogaria e saj numëron mbi 366 mijë ndjekës dhe menaxhohet nga dy prindërit, Mozzik dhe Loredana. /Insajderi.com