Pas një pune intensive në studio, këtë fund vit Albina Azemi debutoi me këngën “Ti” e cila erdhi edhe me një videoklip të kuruar në çdo detaj, njofton Insajderi.
Përveç të kënduarit, këngëtarja u kujdes edhe për melodinë dhe tekstin e këngës duke bashkëpunuar me të tjerë.
Këngën në tërësi e prodhoi Diverse Music, ndërkaq për videoklipin u kujdes SmartMotion Films.
Ndonëse “Ti” na solli këngëtaren për herë të parë në një këngë solo, Albina Azemi është emër i njohur në skenën e muzikës shqiptare.
Në vitin 2019 ajo u shpall fituese në edicionin e parë të festivalit “Rising Star” që u mbajt në Gjilan.
Paraqitjet në festivale vazhduan edhe me pjesëmarrjen e saj në “Flaka Fest” më këngën “Këngë moj”, në qershor të këtij viti.
Pas debutimit, Albina Azemi do të vazhdojë me prurjen e materialeve të reja muzikore. /Insajderi.com