Rita Ora lutet dhe shpreson që publiku ta pranojë kërkim faljen e saj

Rita Ora lutet dhe shpreson që publiku ta pranojë kërkim faljen e saj

Rita Ora së fundmi është shprehur se shpreson që publiku të mund ta falë atë për shkeljen e rregullave COVID, njofton Insajderi.

Ishte festa për ditëlindjen e saj të 30, që shtyu këngëtaren të organizojë një festë të madhe që binte ndesh me rregullat e vendosua nga qeveria britanike. Kur lajmi së pari u përhap në media, me anë të një postimi në Instagram, ajo i kërkoi falje publikut për gabimin e saj – shtuar këtu, Ora pagoi edhe një gjobë prej 10 mijë funtesh.

Ajo tani po shpreson që publiku i cili e ka mbështetur atë për tërë këto vite, të mund ta falë.

Në një prononcim për gazetën “The Sun” këtë të dielë ajo tha: “Kërkim falja ishte shumë e sinqertë, nga zemra ime”.

“Mund vetëm të shpresoj dhe të lutem që gjithkush ta shohë, dhe ta pranojë”.

Në anën tjetër, ajo po përgatit një videoklip për këngën e saj të re. Këtë muaj këngëtarja fluturoi drejt Ballkanit, për t’u ndalur në Bullagari, ku edhe do të finalizohej videoklipi për vitin e ardhshëm. /Insajderi.com