Seriali Sex and the City është vendosur të rikthehet me disa episoda të limituara , me pjesën më të madhe të kastit origjinal që thuhet se do të përsërisin rolet e tyre.
Burime në HBO Max konfirmuan lajmin për Deadline mbrëmë (23 Dhjetor), ndërsa Page Six raporton se Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis do të kthehen, por Kim Cattrall jo.
Lajmi vjen rreth një vit pas një njoftimi që Televizioni Paramount po punonin për një adaptim të librit të Candace Bushnell të vitit 2019, Is There Still Sex in the city?
Shtatorin e kaluar, Parker tha për Entertainment Tonight se “është vërtet e vështirë të injorosh thirrjen shurdhuese për një vazhdim”./Insajderi.com
Dazed Magazine