Këngëtarja provoi trendin e ri në Instagram por i shkoi për keq

Këngëtarja provoi trendin e ri në Instagram por i shkoi për keq

Deri më tani kemi shumë nga të famshmit tanë duke realizuar trendin e këtij fund viti në Instagram – “Post a picture of”.

“Publiko një fotografi të”, konsiston në publikimin e fotografive që ndjekësit e tu kërkojnë, dhe këtë e provoi edhe këngëtarja amerikane, Halsey, njofton Insajderi.

Kur Halsey u pyet për të ndarë një foto të saj në “pikën e saj më të ulët”, ajo thuhet se postoi një selfie pasqyre dhe mbishkroi atë, “TW: ED, kërko ndihmë”. “TW” është një shkurtim për “Paralajmërim” dhe “ED” qëndron për “çrregullim të ngrënies”.

Halsey më vonë hoqi imazhin dhe pranoi se kishte gabuar në postimin e fotografisë pa dhënë një paralajmërim “të mjaftueshëm”.

“Më vjen shumë keq për postimin e një fotografie që përshkruan luftën time me çrregullimin e ngrënies pa një paralajmërim të mjaftueshëm se mund të jetë nxitës për ju. Nuk e mendova sa duhet. Kam pasur qëllime pozitive” shkroi këngëtarja në Twitter.

Në një cicërimë të dytë, ajo tha se do të qëndronte për pak kohë larg mediave sociale. /Insajderi.com