Billie Eilish kishte ndarë vizatimet me 73 milion ndjekësit e saj në faqen e mediave sociale si pjesë e një trendi “posto një foto”.
Billie ndau skicat pasi fansat i kërkuan asaj të postonte “një vizatim për të cilin jeni me të vërtetë krenare”, të hënën.
Këngëtarja adoleshente shpërndau një faqe nga libri i saj i skicave që përmbante një numër vizatimesh të gjinjve.
Ajo shkruajti krahas saj: “Këto sepse mua më pëlqen të vizatoj gjinj.”
Një nga fansat e saj më vonë ndau disa pamje të llogarisë së Billie në Instagram në të cilat tregonte se ndjekësit e saj kishin rënë nga 73 milion në 72.9 milion.
Ata shrkuan në Twitter për të ndarë këtë dhe pretenduan se skicat e Billie mund të jenë fajtorë për rënien e numrit të ndjekësve, megjithëse mund të jetë thjesht rastësi që rënia ndodhi në këtë kohë./Insajderi.com
Mirror