Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, këtë vit nuk sollën këngë të reja për fansat e tyre. Ishte ky nëj vendim që ata kishin marrë për t’u rikthyer në vitin e pasues të 2020-tës.
Para dy ditësh, për të përmbyllur vitin, Flori lansoi një këngë të re që mban titullin “Dhëmb”. Kjo ishte në baladë që iu dedikohej, të gjithë njerëzve që u përballen me humbje njerëzore, dhe atyre që luftuan për jetën.
Të ftuar së fundmi ne edicionin festiv të “Pardon My French”, ishin Bruno dhe Klajdi ku folën shumë për vitin që po lëmë pas dhe jetën e tyre. Sigurisht, gjithçka shoqërohej me muzikë të interpretuar nga dy artistët.
Gjatë intervistës, të dy deklaruan se kanë bashkëpunime me Florin, dhe shpresojmë që do të lansohen në janar.
Ndonëse Flori nuk ishte prezent me djemtë, vitin e ardhshëm do ta shohim në një bashkëpunim me Taynan. /Insajderi.com