Me 24 dhjetor, këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi publikoi një fotografi ku shihej dora e tij dhe e partneres, Selvije me unaza martese në gishtërinj. Kështu ai ndau lajmin se çifti kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.
Ai nuk ndau më shumë detaje rreth ditës së veçantë, por sot gjatë ditës, ai publikoi disa fotografi me të fejuarën e tij tashmë, që u shkrepën gjatë ditës së ceremonisë.
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kujtojmë se para pak ditësh në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se Shpati ishte arrestuar, pasi ishte kapur me dy pako me kokainë. Thuhej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi. Këngëtari reagoi dhe u shpreh se të gjitha ishin shpifje.
“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari.
Ai gjithashtu u shkarkua nga detyra e tij si e këshilltar në kabinetin e zv/kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. /Insajderi.com