Si e kaluan Loredana dhe Mozzik ndërrimin e motmoteve – bashkë apo të ndarë?

Si e kaluan Loredana dhe Mozzik ndërrimin e motmoteve – bashkë apo të ndarë?

Kur Loredana postoi disa fotografi me Hanën, disa orë para se ora të shënonte mesnatën, të gjithë kishin në mendje, “Ku është Mozziku”?

Në postimin e saj, Loredana uroi të gjithë ndjekësit e saj duke shkruar, “Urime viti i ri, nga unë dhe vajza ime e mrekullueshme, inteligjente dhe e mençur”, duke ndarë kështu edhe disa fotografi, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Nëna dhe e bija ishin zbukuruar denjësisht për festat, mirëpo Mozzik nuk po dukej asgjëkundi. Kujtojmë se për disa kohë ai qëndroi së bashku me Loredanën dhe vajzën e tij, kur ajo festoi ditëlindjen e dytë.

Pak orë më vonë nga postimi i Loredanës, erdhi edhe postimi i Getinjos, vëllait të Mozzik. Ai publikoi një fotografi të familjes ku shiheshin prindërit dhe Mozzik, në shtëpinë e tyre në Ferizaj.

Getinjo zbuloi, se në pesë vjetët e kaluara, kjo ishte hera e parë që dy vëllezërit po fesotojnë vitin e ri së bashku si familje me prindërit.

Këtu fansat kuptuan, se në fakt, Mozzik dhe Loredana po festonin larg njëri tjetrit. Ndonëse fansat janë mbushur shpresë se ata dy janë rikthyer, a mund të llogaritet kjo si shenjë e keqe? /Insajderi.com