Çfarë thotë Patris Berisha për raportin e tij me Tunën?

Çfarë thotë Patris Berisha për raportin e tij me Tunën?

Pak javë më parë, në media qarkulloi lajmi se Tuna është ndarë nga Patris Berisha dhe çifti tani po jetojnë të ndarë.

Momentalisht, këngëtarja gjendet me Amerikë, një udhëtim ky që lidhet me profesionin e saj në muzikë. Për më të tepër, është raportuar se ajo është shtatzënë për të dytën herë.

Ndonëse asnjëri nga ata nuk reaguan për thashethemet që po qarkullonin, Patris Berisha i ftuar në Soiree me Jonida Shehun në Abc News së bashku me vëllain e tij Robertin.

“Kush nga ju të dy është single tani?”, ka qenë një ndër pyetjet që u bëri Jonida Shehu, vëllezërve Berisha.

Teksa Roberti tha që ka dy vjet që është beqar që nga divorci me këngëtaren Nora Istrefin, Patrisi na dha një përgjigje më të komplikuar, dukshëm si raporti i tij i tanishëm më Tunën me të cilën ka edhe një djalë.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh buzagaz Patris Berisha. /Insajderi.com