Martohet motra e Fifit – këngëtarja uron që ajo ‘të ngrehë këmbën zvarrë’

Martohet motra e Fifit – këngëtarja uron që ajo ‘të ngrehë këmbën zvarrë’
Burimi i fotografisë: Instagram @Fifi.official.fr / Norik Uka

Sot është një ditë plot gëzim e këngë në familjen e këngëtares ferizajase, Filloreta Raçi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një foto të motrës së saj si nuse.

“Urime Nusja ma e bukur n’botë. Urime dashnia jem, inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashke gjithemone me Dardan Lleshin”, shkruan këngëtarja përkrah fotos që ka ndarë, duke shtuar me shumë humor edhe, “inshallah e ngreh ate kemben e arte zvarrë e ma leshon renin”.

“TË DUA MOTËR”, përfundon ajo urimin e motrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Më vonë, ajo publikoi edhe pamje nga dasma, një ceremoni e vogël intime me rrethin e ngushtë të familjes. Gjithashtu ajo publikoi edhe një fotografi të çiftit të lumtur. /Insajderi.com