Në fillim të viteve 2000, Zanfina Ismaili ishte një nga këngëtaret më të dashura dhe të komentuara në industrinë e muzikës.
Ndonëse tri vjetët e fundit ajo nuk ka publikuar asnjë këngë të re, së fundmi në një intervistë përballë motrës së saj, Adelina Ismailit në “Tete a Tete”, ajo dha një lajm jo fort të këndshëm për fansat e saj.
Kjo mungesë në muzikë nuk ishte një pauzë që shpesh artistët bëjnë, ajo ka hequr dorë përfundimisht nga muzika.
Ajo tregoi se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht. Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por nuk ka preferuar të tregojë se për çfarë bëhet fjalë.
Së pari herë në si këngëtare, Zanfinën e pamë kur ishte një vogëlushe shumë e ëmbël më flokë të gjatë kur ngjiti skenën e “Festivalit Kombëtar të Fëmijëve” në Shkodër. Aty ajo mori edhe çmimin e saj të parë në muzikë.
Ndër vite ajo solli këngë hite si “Ti s’do t’ja dish për mua”, “Gajdexhiu”, “Nga 1 tek 10” dhe bashkëpunimi me motrën e saj Adelinën “Dy motra 1 frajer”.
Kënga e saj e fundit me titull “S’je ai mo”, u publikua në vitin 2017. /Insajderi.com