Këngëtari i muzikës kantri, Tyler Rich po vajton burrin e vdekur në një park shtetëror të Massachusetts, teksa po vraponte në vigjiljen e Vitit të Ri, shkruan USA Today, transmeton Insajderi.
Rich, kishte vrapuar dy milje nga katër që kishte planifikuar, kur ai zbuloi trupin e pajetë në një zonë të mbuluar me pemë, larg nga vendet ku njerëzit zakonisht bëjnë vrapin e ditës.
Këtë e ndau me ndjekësit e tij në Instagram, ku shkroi:
“Kjo nuk ishte se si doja të përmbyllja vitin 2020… Zemra më thyhet për të djalë të ri”, shkroi këngëtari në postimin e tij. “Ky do të jetë një imazh dhe moment në jetën time që nuk do ta harroj kurrë”.
Së pari, teksa vraponte ai anashkaloi burrin, i cili ishte i shtrirë më fytyrë në dhe. Por u kthye ta kontrollonte nëse ishte mirë. “E kuptova se nuk po merrte frymë kur dola para tij. Gjithë cka pas ishte një fytyrë e gjakosur pajetë”, vazhdoi ai.
Këngëtari vrapoi në rrugën kryesore dhe telefonoi policinë. Në postimin e tij në Instagram, ai tha se një investigim ka zbuluar se shkaku i vdekjes mund të jetë vetëvrasja. /Insajderi.com
View this post on Instagram