Këngëtari italian ka një vit i mbyllur në shtëpi nga frika

Këngëtari italian ka një vit i mbyllur në shtëpi nga frika

Këngëtarin e njohur italian, Adriano Celentano, që e njohim për vokalin, muzikën, tekstet e këngëve dhe zhdërvjelltësinë e tij në të vallëzuar, ka një vit që qëndron i mbyllur në shtëpi, që nga shpërthimi i pandemisë, njofotn Insajderi.

Që nga rastet e para ai zbuloi se së bashku me bashkëshorten e tij, Claudia Mori u izoluan në shtëpi nga frika se do të kontraktojnë virusin COVID-19.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Domenica In”, ai tha: “Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi”.

Ndonëse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk ka marrë asnjë vaksinë, ai do ta marrë një që është inxhinieruar për COVID-19, sepse gjithë kjo situatë i ka ardhur në maje të hundës.

“Unë nuk kam bërë kurrë vaksina, po pranoj që ta bëj tani”, u shpreh këngëtari italian. /Insajderi.com