Aktorja Tanya Roberts e njohur për rolin e saj në një nga filmat e James Bond, ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës. Këtë e konfirmoi partneri i saj për CNN, njofton Insajderi.
Tanya Roberts ishte 65 vjeçare.
Media të shumta duke cituar publicistin e aktores raportuan se aktorja vdiq të dielën. O’Brien tha për CNN, se ai ishte i tronditur pasi i tha lamtumirë aktores në shtratin e spitalit, dhe e besonte se kjo të ishte hera e fundit që po e sheh atë.
Të hënën në mëngjes, ai mori një telefonat nga spitali që e lajmëroi se aktorja ishte akoma gjallë.
Shkaku i saj i vdekjes nuk është bërë i ditur, por O’Brien tha për CNN më parë se ajo kishte dalë negative për Covid-19. /Insajderi.com