Rudina Magjistari për pushime në Brezovicë – të ftuarit e saj tani e ftojnë në shtëpitë e tyre

Rudina Magjistari për pushime në Brezovicë – të ftuarit e saj tani e ftojnë në shtëpitë e tyre

Larg nga zhurma dhe dinamika e punës dhe televizionit, moderatorja Rudina Magjistari ka marrë pak ditë pushim duke u larguar për në natyrën e bukur të Brezovicës, njofton Insajderi.

Teksa po shijon në maksimum borën e çokollatën e ngrohtë, ajo ka ndarë shumë imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Por atë nuk e harruan të ftuarit e saj të dikurshëm, dhe i bënë ftesa publike për në shtëpitë e tyre.

Fjala është për aktoren Teuta Krasniqi e cila ka një shtëpi të mrekullueshme në Brezovicë ku qëndron shumicën e kohës me familjen e saj.

Në një postim që moderatorja kishte ndarë, aktorja që para dy muajsh ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, e fton në shtëpi për ta qerasur me çaj të ngrohtë.

“Jeni te mirëseardhur te ne në shtëpi në Brezovicë, këtu jemi dhe po patët kohë ejani për çaj të ngrohtë”, shkruan Teuta Krasniqi.

Nuk vonoi edhe një ftesë nga Sabri Fejzullahu, i cili ka qenë dy herë i ftuar në emisionin e Rudinës. Një herë ishte me bashkëshorten e tij Nerën, teksa herën e dytë ai shkoi me bashkëshorten e djalit të tij, Ariana Fejzullahun.

Ai i thotë se dyert e shtëpisë së tij në Brezovicë janë gjithnjë të hapura për të mirëpritur moderatoren.

“Shtëpia e jonë, dyert dhe zemrën i ka te hapura ne Brezovicë. Mirë se vini”, shkruan këngëtari.

Ndërkohë, moderatorja është shprehur shumë mirënjohëse për mirëpritjen që iu bë, por sa do i premtojë koha që të vizitojë miqtë e saj, do na e zbulojnë postimet e saj të mëvonshme në Instagram. /Insajderi.com