Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha na prezantoi gjërat e saj të preferuara në një nga segmentet e revistës “Esquire”, për kanalin në Youtube, njofton Insajderi.
Ajo ka disa gjëra që i do me zemër si një byzylyk nga Lil Wayne dhe një çantë nga brendi luksoz “Versace” që i kishte dhuruar këngëtarja Alicia Keys.
Ndonëse nuk mund të cilësohet si një “gjë”, një nga dashuritë e saj më të mëdha është sigurisht edhe qenushi me emrin Bear.
Nëse ndiqni Bebe Rexhën në rrjete sociale, e dini se ajo adhuron të gatuajë sidomos ushqimin shqiptar si byrek e groshë. Është e natyrshme që ajo të adhurojë kaq shumë vegetën sa ta listojë atë në gjërat e preferuara.
“Kjo këtu quhet Vegeta. Nëse je shqiptar patjetër që keni këtë. Kjo është erëza nëse po gatuani ushqim shqiptar. Është e mrekullueshme”, thotë ajo teksa mban në dorë një kanoçe me vegetë.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë videon e realizuar për Esquire. /Insajderi.com