E shohim shumë rrallë herë nëpër intervista, por koreografi Albi Nako pranoi ftesën e “Wake Up” në Top Channel, ku na përditësoi për jetën e tij në përgjithësi, njofton Insajderi.
Ndër të tjerash, ai u pyet edhe për bashkëpunimin e ngushtë më Elvana Gjatën, për të cilën koreografi për vitë të tëra është kujdesur në ushtrimet dhe paraqitjet televizive.
Ai madje tha se Gjata po mos të ishte një këngëtare, do të ishte një kërcimtare e shkëlqyer. Ndonëse ajo nuk ka përgatitje profesionale për balet, thotë se vallëzimi ‘është një xhaketë që asaj i rri shumë bukur’.
Por, Elvana Gjata ka një tjetër përgjigje për profesionin e saj, nëse kënga nuk do të ishte një opsion.
Në një postim në Instagram, ajo falënderon bashkëpunëtorin e saj të vallëzimit për fjalët, por zbulon se po të mos ishte një këngëtare do të ishte një kuzhiniere.
Po ta mendonit, shefe Elvana Gjata nuk tingëllon aspak keq. Tani na ngeli në mendje: a është kuzhiniere e mirë ajo? /Insajderi.com