Këngëtarja e muzikës popullore Aida Doçi dhe menaxheri i saj prej shumë vitesh, Naser Qeli zyrtarizuan sot edhe ligjërisht martesën e tyre, njofton Insajderi.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Zyrtarisht të martuar”, shkruan ajo. “Ti i dhe kuptim jetës time”, vazhdon këngëtarja duke etiketuar edhe llogarinë e Qelit.
View this post on Instagram
Për shumë gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares Aida Doçit dhe menaxherit të saj, Naser Qeli. Në shtator të këtij viti, çifti njoftuan se ata ishin fejuar. Lajmin e kishin konfirmuar me disa fotografi të shkrepura në Turqi.
Sa i përket martesës, çifti zyrtarizuan statusin në gjendjen civile dhe për dëshmitarë kishin dy miq të ngushtë. Një ceremoni e madhe nuk u organizua për të celebruar ditën e tyre të veçantë, por në një video që këngëtarja publikoi në Instagram, çifti shihen në makinë shumë të buzëqeshur duke kënduar. /Insajderi.com