Dy emrat e njohur të shoëbizit, Robert e Patris Berisha u zgjuan mëngjesin e së shtunës me një lajm të hidhur, njofton Insajderi.
Kjo pasi që nëna e tyre, Teuta Berisha, ka vdekur.
Lajmin e kumtoi Patrisi me anë të një postimi në Facebook.
“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, shkruan Berisha në statusin e tij.
Patrisi, Roberti dhe vëllai i tyre, Poliniku, kanë pranuar ngushëllime nga familjarë, miq e kolegë, ndërsa shkaqet e vdekjes së nënës së tyre, ende nuk janë bërë të ditura./Insajderi.com