Sipas “The Sun”, lokali që lejoi festën ilegale të Rita Orës, “Casa Cruz” po përballet me heqjen e licensës, njofton Insajderi.
Këngëtarja bëri bujë në muajin nëntor, ku ajo ftoi 30 miq – përfshirë këtu emra shumë të njohur – në festën e saj të organizuar në lokalin e lartpërmendur, ndërkohë që Londra ishte në mesin e një bllokimi të dytë kombëtar.
Rita lëshoi një deklaratë ku kërkoi ndjesë pasi “The Sun” zbuloi detaje se ajo kishte shkelur rregullat e rrepta të vendir dhe madje doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10,000 £.
Por skandali nuk ka mbaruar, pas thuhet se policia ka filluar një përpjekje për të hequr licencën e Casa Cruz – e cila do ta ndalonte atë të luante muzikë dhe të shërbente alkool. /Insajderi.com