Si do të ndahet pasuria 900 milionë dollarëshe nëse Kim dhe Kanye divorcohen?

Si do të ndahet pasuria 900 milionë dollarëshe nëse Kim dhe Kanye divorcohen?
Burimi i fotografisë: Ny Post

Këtë javë, “Page Six” raportoi se Kim Kardashian West ka në mendje të nisë procesin e divorcit nga Kanye West, pas martesës gjashtë vjecare, njofton Insajderi. Ndërkohë që pëflitet se ata kanë një kontratë paramartesore, gjërat kanë ndryshuar shumë për çiftin në departamentin e financave.

Sipas Frobes, pasuria e Kanye është rritur nga 100 milionë dollarë në 1.3 milion dollarë falë karrierës muzikore dhe dizajnit. Ndërkaq, pasuria e Kim është rritur nga 40 milionë dollarë nga sa ishte në vitin 2014, në 780 milionë dollarë, kjo falë sipërmarrjeve të saj.

Kontrata martesore i garanton Kim 1 milion dollarë për çdo vit martese, sipas raporteve të mëparshme.

Ajo gjithashtu mund të mbajë çdo dhuratë që i dha Kanye. Është e paqartë nëse kjo përfshin “5 milionë dollarë në art, gati 4 milionë dollarë në automjete dhe 3.2 milionë dollarë bizhuteri” që Forbes ka raportuar se ata zotërojnë së bashku.

“Nëse ata nuk i kanë mbajtur gjërat të ndara, Zoti e di se çfarë ndodh me letrat e kontabilitetit”, tha avokati i Beverly Hills Joseph Mannis i Hersh Mannis LLP, i cili llogarit Halle Berry dhe Tim Burton si klientë. /Insajderi.com