Njerëzit e famshëm gjithmonë kanë sekrete që i ruajnë me xhelozi sa i përket mirëmbajtjes së bukurisëe dhe shëndetit dhe është shumë mirë kur më në fund ndajnë ato produkte pa të cilat nuk mund të jetojnë.
Për të mirëmbajtur mirëqenien e saj Rita Ora merr suplementin e vitaminës C Altrient C- Vitamina Liposomale C.
Ora tha, “nuk kanë shije të mirë, por unë i marr këto çdo ditë. Është një suplement i vitaminës C me të cilin jam shumë e rreptë sepse vitaminat më ndihmojnë vërtet. Sidomos me gjithçka që po ndodh tani, unë thjesht dua të marr gjëra për të mbrojtur sistemin tim imunitar”.
Suplementi mirëmban elasticitetin e lëkurës, hidratimin dhe nivelet e kolagjenit brenda tre muajve me 61%.
Përveç mbështetjes së sistemit imunitar dhe ndihmës së tij për të funksionuar normalisht, vitamina C gjithashtu ndihmon në uljen e lodhjes. /Insajderi.comv