Harry Styles ishte arsyeja që aktorja i dha fund lidhjes nëntë vjeçare?

Harry Styles ishte arsyeja që aktorja i dha fund lidhjes nëntë vjeçare?

Mesazhe flirtuese të shkëmbyera mes Harry Styles dhe Olivia Wilde thuhet të këna shkaktuar ndarjen e aktores nga partneri i saj prej nëntë vjetësh.

I fejuari i aktores, Jason Sudeikis u bë dyshues pasi ajo takoi këngëtarin në setin e xhirimeve për filmin “Don’t Worry Darling”, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Burime afër çiftit bëjnë me dije se ai mbeti zemër-thyer kur zbuloi se Olivia ishte në lidhje të fshehtë me këngëtarin britanik 26 vjeçar.

Thuhet se aktorja e kishte siguruar këngëtarin se ajo ishte beqare dhe se mund të vazhdojnë të frekuentojnë njëri tjetrin.

Olivia kishte nisur lidhjen me Jason në vitin 2011 pasi martesës së saj me një aristokrat italian i kishte ardhur fundi.

Ata u fejuan në vitin 2013 dhe sollën në jetë dy fëmijë. Lajmin se ata po ndahen e dhanë në nëntorin e kaluar.

Sidoqoftë, flitet gjithashtu se fejesa e tyre mbaroi në vjeshtë, pasi Jason kuptoi se ajo kishte një afërsi të madhe me Harry. /Insajderi.com