Pas kësaj që bëri familja Kardashian për stafin e saj edhe ju do donit të ishit pjesë e tij

Pas kësaj që bëri familja Kardashian për stafin e saj edhe ju do donit të ishit pjesë e tij

Në shenjë falënderimi për stafin besnik që punuan për 15 vjet radhazi, familja Kardashian i shpërbleu me një orë Rolex. U dhuruan 30 sosh për secilin anëtar të ekipit, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Thuhet se motrat Kardashian iu dhuruan stafit orët luksoze pasi shfaqjes së tyre i erdhi fundi pas 20 sezonesh.

Ato falënderuan të gjithë me fjalime dhe urime stafin i cili thotë se qëndroi me familjen për kaq gjatë sepse ‘është shumë qejf të punosh me familjen Kardashian”.

TMZ po ashtu zbuloi se dhuratat nxitën ‘shumë lotë, ekzaltim dhe falënderime”.

Shfaqja e familjes, “Keeping up With the Kardashians”, filmuan edhe episodin e fundit pas një rrugëtimi 15 vjeçar në televizion.

Ndërsa festimet ishin zbehur si pasojë e pandemisë, familja sërish gjeti një mënyrë që të përmbyllte këtë epokë me stil dhe shumë shampanja. /Insajderi.com