Pavarësisht masave të bllokimit për shkak të pandemisë së Coronavirusit, Princi William dhe tre fëmijët e çiftit – Princi George, 7 vjeçar, Princesha Charlotte, 5 vjeçare dhe Princi Louis, 2 – u siguruan që Kate të kishte një 39 vjetor të paharrueshëm, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.
Dukesha e Kembrixhit u gostit me një mbrëmje çaji të organizuar nga burri dhe fëmijët e saj në shtëpinë e tyre në fshat, Anmer Hall në Norfolk.
Fatmirësisht, Princi William e di fiks se si bëhet një gotë çaji i përsosur.
“Në fund të ditës, ajo akoma po trajnohet për të qenë një Mbretëreshë në të ardhmen”, tha një burim për revistën People. “Nëse vini rrotull në shtëpinë e tij, ju serviret një gotë çaj, dhe është zakonisht Princ William ai që e përgatit. Është një shtëpi e ngrohtë dhe mikpritëse dhe aspak luksoze që i përafrohet një pallati”.
Kate normalisht feston në fundjavën më të afërt me ditëlindjen e saj duke pritur disa nga miqtë dhe familjarët e saj – përfshirë prindërit e saj, Carole dhe Michael – në një aheng në shtëpi, po kësaj here festa e saj ishte më ndryshe po pati afër më të dashurit e saj, padyshim. /Insajderi.com