Kur flasim për Aurela Gaçen në mendje na vjen natyra e saj moskokëçarëse dhe ekspresiviteti i saj si në muzikë ashtu edhe në stil.
E së fundmi, ajo zbuloi se vajzës së saj i kishte treguar disa fotografi të rinisë. Ishin imazhe të shkrepura kah fundi i viteve të 90-ta.
Ato fotot që i kishte treguar vajzës, ajo i publikoi të gjitha në llogarinë e saj në Instagram, duke treguar kështu edhe për komentin që vajza i kishte dhënë për foton e fundit.
“Po ti paske qenë e çmendur!”, i kishte thënë vajza me sinqeritetin e një fëmije. Këngëtarja me shumë humor i ishte përgjigjur të bijës, “Bravo të keqen mami. Vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë”.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram