Tayna publikon bashkëpunimin e saj të parë internacional

Tayna publikon bashkëpunimin e saj të parë internacional
Burimi i fotografisë: Tayna/Instagram

Para pak ditësh, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna konfirmoi se po vjen në bashkëpunim me reperin francez, L’Algerino.

Emri i tij i vërtetë është Samir Djoghlal ndërkaq emri skenik është reference i prejardhjes së tij algjeriane.

Në fakt kënga ka disa muaj që qarkullon nëpër internet dhe me shumë gjasë nuk do të jetë hera e parë që e dëgjoni.

Kënga e titulluar “Moona” është realizuar me videoklip, dhe shënon kështu bashkëpunimin e parë internacional të reperes.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë. /Insajderi.com