Bebe Rexha i del në ndihmë fanses që tha se i është djegur shtëpia

Bebe Rexha i del në ndihmë fanses që tha se i është djegur shtëpia
Burimi i fotografisë: Rich Fury/mtv Vmas 2020/Getty Images

Një nga ndjekëset e Bebe Rexhës në Twitter, etiketoi këngëtaren duke iu përgjëruar për përgjigje. Ajo i tha se shtëpia e saj ishte djegur e tëra duke humbur kështu shumë nga gjërat e saj përsonale në zjarr, përfshi këtu edhe albumin e saj në formatin pllakë e gramafonit, njofton Insajderi.

“Bebe Rexha të lutem lexojë këtë. Të përgjërohem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar. Humba gjithçka dhe humba pllakën time shumë të rrallë të albumit “All your fault”. Jam shumë e mërzitur, ishte e preferuara ime”, shkruan përdoruesja në Twitter.

Përgjigja e këngëtares nuk vonoi, dhe ajo e siguroi se do ta gjente në një shtëpinë e saj dhe do ta niste në adresën e saj, madje të nënshkruar.

“Oh Zoti im, mendoj se kam një pllakë në shtëpi. Më lejo të ta dërgoj. Do ta nënshkruaj. Më vjen keq për këtë që të ka ndodhur”, i replikoi Bebe Rexha. /Insjaderi.com