Si përfundim, janë apo s’janë Fifi dhe Ermal Fejzullahu kushërinj?

Si përfundim, janë apo s’janë Fifi dhe Ermal Fejzullahu kushërinj?

Disa muaj më parë, Ermal Fejzullahu i ftuar në “Shiko Kush Luan”, së bashku me Fifin pohuan se janë kushërinj, njofton Insajderi.

Fifi kishte thënë se të dy kanë lidhje gjaku dhe se dikur familja Fejzullahu kishin po të njëjtin mbiemër me të – Raçi – por që më vonë e kishte ndryshuar. Kaq ishte ky zbulim pa u futur në detaje.

Ndërkohë i ftuar sot në emisionin “Express Rozë”, Ermali ka treguar se si është e vërteta e lidhjes së gjakut. Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Me një prejardhje shumë të largët jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, shpjegoi Ermali.

Kujtojmë se të dy erdhën një bashkëpunim për të cilin kishin premtuar edhe publikisht. Bëhet fjalë për këngën “Përjetësi”, e cila u lansua në tetor të vitit 2020. /Insajderi.com