Rita Ora dhe nëna e saj gjatë viteve të rinisë ngjajnë si dy pika uji

Rita Ora dhe nëna e saj gjatë viteve të rinisë ngjajnë si dy pika uji
Burimi i fotografisë: Getty Images

Mamaja e Rita Orës feston sot ditëlindjen, dhe një urim për Vera Orën në rrjete sociale ishte e rendit.

Këngëtarja publikoi disa fotografi të vjetra të nënës së saj dhe nuk mund të mohohet fakti se ato dyja ngjajnë si dy pika uji, njofton Insajderi.

Krahas fotografive që ajo ndau, Rita i dedikoi edhe një shkrim të ndjerë mamasë së saj.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme por ka dhe një zemër të mrekullueshme, për të mos përmendur që është e mrekullueshme e tëra! Ajo është nëna ime. Gëzuar ditëlindjen! Faleminderit që je shoqja ime më e mirë dhe më bën të buzëqesh në momente që mendova se nuk mundem të qesh përsëri. Sot është dita jote!”, shkroi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares. /Insajderi.com