Këshilla e Taynas për fansen që ndau një shqetësim me të

Këshilla e Taynas për fansen që ndau një shqetësim me të
Burimi i fotografisë: Tayna/Instagram

Nga shumë mesazhe që Tayna merr në Instagram, këtë të fundit ajo vendosi ta ndajë me të gjithë, duke mbajtur të fshehtë identitetin e dërguesit, njofton Insajderi.

Një përdoruese e Instagram-it iu drejtua asaj për t’i rrëfyer një vështirësi të cilën e tejkaloi deri në një masë duke dëgjuar këngët e Taynas.

Mungesën e vetë-besimit dhe vetë-vlerësimit arriti ta rikthejë falë teksteve që reperja kishte kënduar, dhe tani e sheh veten të aftë të postoje diçka në rrjete sociale që para dy vitesh as nuk e kishte paramenduar ta bënte.

Tayna i ktheu përgjigje duke i thënë se është më se normale që njerëzit edhe të ndjehen kështu here pas here. Madje edhe ato gra që shoqëria i percepton si më të bukurat kanë pika të rënies, dhe thekson se bukuria nuk është ajo që dikton vlerësimin që duhet të ndjesh për veten.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ktheu përgjigje Tayna.

Nisur nga kjo, Tayna ndau edhe një tjetër mesazh që i dedikohej gjithë fansave të saj.

“Fansat e mi janë bota për mua dhe nëse do mundja do të shëroja të gjitha plagët dhe zemrat e tyre të bukura… do i bëja të donin veten më shumë se mua apo më shumë se çdo gjë në këtë botë. Ju keni vlerë, ju jeni të bukur dhe ju jeni të dashur”, shkroi ajo.

Kujtojmë se Tayna nisi vitin 2021 me bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar. Bëhet fjalë për këgën “Moona” që erdhi me reperin D’Algerino. /Insajderi.com